RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani uron Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE-së

osmani-uron-suedine-per-marrjen-e-kryesimit-te-presidences-se-be-se

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Suedinë me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Ajo me këtë rast ka thënë se mezi presin të punojnë së bashku në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, Suedia sot më 1 janar merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BEsë, Suedia do ta marrë nga Çekia.

Related posts

Zjarr në një nënstacion elektrik në Gjermani, mijëra familje mbeten pa energji

RTI

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, dyshimet e para

admin

Biden dhe Trump zyrtarisht në garën presidenciale, dy rivalët do të përballen në zgjedhjet e nëntorit

admin