RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pavarësisht parlajamërimeve, Netanyahu miratoi planet e sulmit në Rafah

pavaresisht-parlajamerimeve,-netanyahu-miratoi-planet-e-sulmit-ne-rafah

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi të dielën në mbrëmje planet operative për një sulm në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës në kufirin me Egjiptin.

Netanyahu pretendon se Rafah është “kalaja e fundit e Hamasit” dhe këmbëngul për ta sulmuar atë pavarësisht nga përshkallëzimi i paralajmërimeve rajonale dhe ndërkombëtare për pasoja katastrofike për sulmin e qytetit, i cili është shtëpia e rreth 1,4 milion palestinezëve, shumica e të cilëve janë zhvendosur në gjashtë muajt e fundit.

“Ne kemi miratuar planet operacionale për të pushtuar Rafah”, tha kryeministri izraelit në një konferencë për media përpara se t’i nënshtrohej një operacioni hernie të dielën në mbrëmje.

Ai pohoi se “informacioni i marrë nga luftëtarët tanë në Al-Shifa (spital) na ndihmon të identifikojmë vendndodhjen e ‘militantëve’.

Për ditën e 15-të, ushtria izraelite vazhdon operacionet e saj në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa dhe rrethinat e tij në qytetin perëndimor të Gazës, të cilat, sipas Zyrës së Medias të qeverisë së Gazës, kanë rezultuar në vdekjen e mbi 400 palestinezëve dhe shkatërrimin dhe djegien e 1.050 shtëpive në afërsi të kompleksit.

Netanyahu, nga ana tjetër, tani këmbënguli se “Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë Hamasin dhe pa këtë nuk ka fitore.

“Qeveria po punon për të evakuuar banorët përpara se të pushtojë Rafah (…) dhe ne do të hyjmë në qytet pavarësisht kundërshtimit të presidentit amerikan (Joe) Biden.”

Lidhur me akuzat ndaj tij në rastin e pengjeve izraelite në Gaza, kryeministri izraelit pohoi se “kushdo që thotë se nuk bëj gjithçka për lirimin e të arrestuarve, është gabim dhe mashtrues”.

Lidhur me thirrjet e opozitës për zgjedhje të parakohshme, ai tha se një kërkesë e tillë “do të nënkuptojë paralizim të shtetit dhe shtyrje të mundësisë për të përfunduar një marrëveshje (shkëmbim pengjesh) për gjashtë muaj (të tjerë).

Related posts

OKB: Puna e detyruar e minoriteteve në Kinë mund të përbëjë “skllavëri”

admin

Vdekja e refugjatëve, pjesëtarët e sigurisë ia vunë zjarrin qendrës së refugjatëve në Meksikë

rezart morina

Shoqata “Bereqeti” shpërndau 1500 pako ushqimore

admin