Organizata e Veteranëve të Luftës ka protestuar para zyreve të EULEX-it, për të kundërshtuar kështu bastisjet e e fundit ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së.
Protesta ka përfunduar, derisa protestuesit i kanë gjuajtur telefonat e tyre mobil para zyrës së EULEX-it, në shenjë pakënaqësie ndaj bastisjeve të fundit që po bën EULEX-I i cili dhe ka konfiskuar disa telefonë.