RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i të vdekurve dhe të plagosurve në sulmet e Iranit në veri të Irakut

rritet-numri-i-te-vdekurve-dhe-te-plagosurve-ne-sulmet-e-iranit-ne-veri-te-irakut

Numri i viktimave është rritur në 9 ndërsa numri i të plagosurve në 32 nga sulmet e Iranit në selitë e partive kurde Komele-s, KDP dhe PAK në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (IKRG), Saman Barzanji tha se numri i të vdekurve është rritur në 9 ndërsa numri i të plagosurve në 32 në sulmin e Iranit ndaj selisë Komele, IKDP dhe AKP në veri të Irakut.

Duke thënë se shumica e të plagosurve që janë dërguar në spitalet e Erbilit janë në gjendje të rëndë dhe trajtimi i tyre vazhdon, Barzanji tha se numri i të vdekurve mund të rritet.

Irani njoftoi dje se selitë e organizatave Komele, KDP dhe PAK në veri të Irakut ishin goditur me raketa dhe dronë (UAV).

Ministri i Shëndetësisë i IKRG-së, Barzanji ka njoftuar se në sulmet e Iranit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

– Sulmi i tretë në javën e fundit

Ky ishte sulmi i tretë në javën e fundit në selinë e organizatave anti-qeveritare në veri të Irakut.

Më 24 shtator, Irani kishte goditur me zjarr artilerie selitë e Komele dhe IKDP në veri të Irakut.

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit akuzoi Komele-n dhe KDP-në se dërguan grupe të armatosura dhe sasi të mëdha armësh në rajonet kufitare për të shkaktuar kaos, teksa kishin nisur protestat në vend për vdekjen e Mahsa Aminit. Para disa ditësh Irani sulmoi pozicionet e grupeve në fjalë.

Komele, KDP dhe PAK, të cilat konsiderohen si “organizata terroriste” nga Irani, prej vitesh janë strehuar në kampe në rajonet nën kontrollin e IKRG-së. /aa

Related posts

Të paktën 15 viktima nga përmbytjet në Kentaki

admin

Kina nis izolimin, përballet me valën e re të COVID-19

admin

Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

RTI