Protesta në Graçanicë nga qytetarët serbë të kësaj komune pritet të vazhdoj edhe të premten, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, për shkak të kësaj proteste do të ridrejtoj trafikun për vetura, pasi rruga kryesore do të jetë e bllokuar deri në përfundim të protestës.
Protesta e serbëve e filluar tri ditë më parë, pas arrestimit të një serbi të dyshuar për krime të luftës në Kosovës, pritet të vazhdoj edhe sot.
Policia për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, ka kërkuar ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.
“Njoftim për bllokim të rrugës
Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graçanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.
Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e Policisë.