Rusia dhe shtatë vende afrikane të përfshira në misionin e paqes për Ukrainën, bënë thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj eksporteve ruse të drithit, transmeton Anadolu.
Kremlini publikoi deklaratën e përbashkët të liderëve të presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të misionit afrikan të paqes të përbërë nga shtate vende për të zgjidhur krizën në Ukrainë.
Në takimin e parë të mbajtur më 17 qershor mes liderëve, thuhet se krahas shkëmbimit të të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë, është bërë përparim në çështjet e të drejtave të fëmijëve dhe më tej theksohet se palët do të vazhdojë të tregojnë përpjekje lidhur me çështjet humanitare.
Gjithashtu bëhet thirrje për eksportin rus të drithit dhe plehut. “Liderët i bënë thirrje të ndërmerren hapa konkretë për heqjen e pengesave para eksporteve ruse të drithit dhe plehut, për të siguruar vazhdimin e zbatimit të plotë të Iniciativës së Detit të Zi të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së e cila u miratua më 22 korrik 2022 në Istanbul”, thuhet më tej.
Në deklaratë vihet në dukje se OKB-ja duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për dërgimin në Afrikë pa pagesë të edhe 200 mijë tonëve të plehut rus, dalja e të cilit është bllokuar në disa porte të Bashkimit Evropian. “Liderët ranë dakord të vazhdojnë bisedimet mbi iniciativën e paqes afrikane për të hapur rrugën që shkon drejt paqes”, theksohet në deklaratë.
Në bisedimet e mbajtura në Shën Petersburg më 28 korrik, morën pjesë presidenti rus Vladimir Putin, liderë të Afrikës së Jugut, Kongos, Egjiptit, Senegalit, Ugandës, presidenti i Unionit Afrikan dhe presidenti i Komoreve, Azali Assoumani si dhe ministri i Jashtëm i Zambias, Stanley Kakubo.
Deklarata në fjalë u miratua në këto takime.